E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e KE për ‘Ligjin për Mediat’, reagon Meta: Të reflektohet sa më parë! Çdo kokëfortësi pengon negociatat
Publik News

Deklarata e KE për ‘Ligjin për Mediat’, reagon Meta: Të reflektohet sa më parë! Çdo kokëfortësi pengon negociatat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Raportuesit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach, i cili shprehu sot shqetësimin e tij në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë lidhur me ndryshimet në legjislacionin aktual që synojnë mediat online.

 

Duke publikuar deklaratën e KiE, Meta thekson se për këtë gjë duhet reflektuar menjëherë dhe çdo kokëfortësi na penalizon në rrugën për integrimin europian.

“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!’, shkruan Meta.

letra.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.