Deklarata e Ramës në Pejë/ Eurodeputeti qipriot i kërkon shpjegime Ballës, socialisti: Mos kini frikë…
Fjala e kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, mbajtur dje ne Peje, eshte bere objekt debani ne mbledhjen e europedeputeteve ne Bruksel.
Balla i dha kete sqarim
Ne besojme se 2025 eshte momenti anetaresimit te vendeve te Ballkanit perendimor ne Bashkimin Europian. Mos kini frike nga bashkepunimi mes shqiptareve. Jemi faktor i rendesishem stabiliteti dhe paqeje ne Ballkan. Jemi krenar qe jemi kombi me proeuropian ne Rajon, ne Shqiperi mbeshtetja per anetaresim ne BE eshte mbi 90%. Zhvillojme me te gjithe fqinjet marredhenie shume te mira, perfshire Serbine.
Qendrimi me dy fytyra i Serbise:
Se pari Serbia duhet te clirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet te pranoje realitetin e ri te pakthyeshem dhe njohe pavaresine e Kosoves. Eshte qendrim me dy fytyra qe nga njera ane behen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kunder anetaresimit ne organizata nderkombetare sic ndodhi me Interpol. Anetaresimi i Kosoves ne Interpol i ben mire luftes se perbashket kunder krimit.
Nuk e di se pse nje eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet te marre pjese ne ceremonine e varrimit te nje personi qe qelloi mbi policine. Kudo ne Europe te qellosh mbi policine eshte akt terrorist. Eshte e papranueshme per normat dhe vlerat e ketij Parlamenti qendrime dhe deklarata te tilla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



