E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaron ministri Vulin..
Lajme

Deklaron ministri Vulin..

Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, po pretendon se Forcat e Armatosura të Serbisë, janë duke mbajtur “një sy në gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës”.

Këto deklarata, raporton “Kosova Sot”, Vulin i bëri pas disa paralajmërimeve të Ambasadës gjermane se gjendja në veri është e “tensionuar.

“Qytetarët tonë në veri të Kosovës duhet ta dijnë se ushtria serbe është duke monitoruar nga afër gjendjen e sigurisë”, tha Vulin.

Ai ka theksuar se shërbimet e ministrisë që drejton menjëherë janë vënë në gjendje gatishmërie për ta vëzhguar situatën.

“Shërbimet kompetente të ministrisë së mbrojtjes pas deklaratave të tilla, po vëzhgojnë gjendjen e sigurisë së çdo serbi që jeton në Kosovë”, thotë ministri serb i mbrojtjes.

“Ne kemi dëgjuar kërkesën e autoriteteve gjermane, dhe po punojmë që të marrim informacione. Kur të kemi më shumë njohuri për këtë temë do të komentojmë”, përfundoi Aleksandar Vulin.

Ndryshe, ambasada gjermane dje me një komunikatë, u bëri thirrje qytetarëve të saj që të shmangin lëvizjet në veri të Kosovës, ku më 16 janar në veri të Mitrovicës u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.