E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dekorata pa karar, Gafa e Presidentit Bujar  Nishani
Lajme

Dekorata pa karar, Gafa e Presidentit Bujar Nishani

Gafa e Presidentit Nishani
Që të jesh mjeshtër shumë i madh duhet dy dekorata me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Dekoron ish- sportistin, por në 2012 këtë titull e ka marrë nga Bamir Topi

Gafa e Presidentit Nishani dekoron ish- sportistin, por në 2012 këtë titull e ka marrë nga Bamir Topi

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekoroi me 25 prill ish-lojtarin dhe trajnerin e basketbollit, Nijazi Lleshi me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Por përpos meritave të ish- sportistit, gafën e ka bërë institucioni i presidencës pasi Lleshi këtë titull e ka marrë në vitin 2012 nga Presidenti i kohës Bamir Topi.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 24/04/2017, nr. dekreti 10154 zotit Nijazi Lleshi Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të dhënë ndër vite për lartësimin dhe rritjen cilësore të sportit të basketbollit, përmes një pune të palodhur dhe arritjes së rezultateve të niveleve të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke entuziazmuar sportdashësit shqiptarë”, thuhet në njoftimin e datës 25 prill 2017.

Ja ç’thuhet në një njoftim të Presidencës më 6 shkurt të vitit 2012

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” gjashtë emra të shquar të basketbollit shqiptar ndër vite, Besnik Pëllumbin (pas vdekjes), Bujar Shehun, Vasil Shakën, Viktor Papavangjelin, Nijazi Lleshin dhe Petrit Stefën./Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.