E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto e  31-vjeçarit Eraldo Nevruzi që u qëllua me armë dhe u zhduk në Dhërmi
Lajme

Del foto e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi që u qëllua me armë dhe u zhduk në Dhërmi

Arratia e 43-vjeçarit Gerald Shehu, i dyshuar si autor i pengmarrjes e më pas edhe i gjuajtjes me armë zjarri të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili punonte si recepsionist në një hotel në Dhërmi ka zgjatur vetëm pak orë.

Mësohet se falë bashkëpunimit me policinë greke është bërë i mundur arrestimi i Shehut në zonën e Korfuzit, i cili po shkonte drejt aeroportit për të udhëtuar në drejtim të Anglisë.

Po ashtu në lagjen nr.4 të Sarandës është gjetur dhe automjeti tip “Audi”,  i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e trupit të Eraldo Novruzit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth 30 minuta pas mesnatës të kësaj të enjte në ambientet e hotelit, konkretisht në dhomën ku akomodohet stafi. Ka dyshime se fillimisht mes tyre ka patur një përplasje verbale e që më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës.

Pasi e ka qëlluar, dyshohet se autori, e ka marrë 31-vjeçarin dhe është larguar me një automjet.

Ai e ka fshehur trupin dhe me pas është larguar drejt Greqisë

Ishin punonjësit e hotelit që kanë denoncuar rastin, çka vuri në lëvizje policinë e cila identifikoi autorin dhe e lokalizoi atë në Greqi, ku dhe u arrestua.

Policia dhe prokuroria po analizojnë kamerat e sigurisë, por kjo i ka çuar vetëm në gjendjen dhe sekuestrimin e makinës së Gerald Shehut. Pa mundur të gjejë recepsionistin Eraldo Nevruzi, banues në Tiranë.

Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.

Për dokumentimin e plotë policia njoftoi se janë pyetur 29 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.