E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto e autorit të dyshuar që vrau fqinjin me thikë
Lajme

Del foto e autorit të dyshuar që vrau fqinjin me thikë

Fatmir Manellari ështe ende në arrati

Ky është autori i dyshuar i krimit të rëndë në Pogradec, Fatmir Manellari i cili i mori jetën fqinjit të tij 65-vjeçarit, Safet Hyskollari pas konflikteve të vazhdueshme për një copë tokë.

Fatmir Manellari

Tre ditë pas ngjarjes, autori është ende në arrati.

Si ndodhi ngjarja

Krimi u regjistrua në fshatin Gështenjas pas konflikteve për një copë tokë midis fqinjëve.

Burime thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga SHBA-ja në fshatin e tij. Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Konflikti i fundit është regjistruar pasditen mbrëmjen e së mërkurës, konflikt i cili ka përfunduar me vdekjen e 65-vjeçarit Hyskollari.

Gjatë ditëve të fundit, viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubave prej betoni. Autori pretendon pronësinë e ish-Kovaçhanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.

Autori Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e djeshme tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65-vjeçari ka dalë nga dera.

Policia nuk ka gjetur thikën, me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

Safet Hyskollari
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.