E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto e shqiptarit me dy emra që u ekzekutua në Greqi
Lajme

Del foto e shqiptarit me dy emra që u ekzekutua në Greqi

Thimi Droboniku alias Thimi Prifti është 56-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e 30 Nëntorit në Paleo Faliro, Greqi.

E kaluara kriminale e shqiptarit nga Berati është vendosur në mikroskopin e hetimeve për të zbuluar rastet në të cilat ai ishte përfshirë në krime dhe për të zbuluar se kush e donte të vdekur.

Mediat greke raportojnë se 56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej për formim bande, lëndë narkotike, trafik cigaresh pa leje dhe falsifikim dokumentesh. Ajo që po hetohet gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u pikas në fund të nëntorit në Paleo Faliro, dhe kishte brenda një kallashnikov, një granatë dhe një bidon me benzinë.

56-vjeçari u vra rreth orës 21:00 të së enjtes teksa ndodhej në rrugë, pranë një pallati në rrugën Atlantos. Banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Sipas raportimeve, kanë qenë dy persona që e kanë qëlluar viktimën në gjoks. 56-vjeçari u dërgua i gjallë në Evangelismos, por ai vdiq pak orë më vonë.

Në vendin ku u qëlluan u gjetën dy gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.