E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto e viktimës, që mbeti e vrarë në atentatin e Shkodrës
Lajme

Del foto e viktimës, që mbeti e vrarë në atentatin e Shkodrës

Masakra e pasdites së djeshme në Dobraç të Shkodrës ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë.

Është bërë publike fotoja e gruas që humbi jetën në atentatin e djeshëm në Shkodër, ku u qëlluan për vdekje Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Flutura Basha ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj në zonën e Dobraçit, kur makina e dy objektivave të atentatit, humbi kontrollin pas plumbave të autorëve të krimit dhe i përplasi dhunshëm.

Flutura humbi jetën në vendngjarje, teksa bashkëshorti i saj Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Në atentatin e një dite më parë u qëllua me breshëri automatiku ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati, djali i politikani demokrat të Shkodrës, i cili kishte kandiduar dhe për kryetar bashkie.

Pak minuta pas ngjarjes, një makinë e djegur “Range Rover” u gjet në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën 2 armë automatike.

Ndërkohë që 3 pistoleta u gjetën dhe në makinën e viktimave.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona të Shkodrës gjatë mbrëmjes së të mërkurës, teksa 10 persona u shoqëruan për informacione, mes të cilëve dhe Safet Bajri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.