E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del FOTO/ I bënë atentat sapo zbriti nga makina, ja kush është ish-polici që u ekzekutua në Laç
Publik News

Del FOTO/ I bënë atentat sapo zbriti nga makina, ja kush është ish-polici që u ekzekutua në Laç

LAÇ – Personi që shihni në foto,është Xhelal Reçi, ish-efektivi i policisë që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në një atentat me armë zjarri në qendër të Laçit.

Policia e Kurbinit ka shoqërua disa persona lidhur me vrasjen 60-vjeçarit. Personat e shoqëruar janë kryesisht në cilësinë e dëshmitarëve në vendngjarje ose personave që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Reçi zotëronte një butik dhe një bar kafe në Laç. Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi.

Në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Për vrasjen janë përdorur dy armë, një automatik dhe një pistoletë. Makina, me të cilën dyshohet se autorët e kryen atentatin, u gjet e djegur në Milot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.