Del fotoja e 35-vjeçares shqiptare që e masakruan dhe e hodhën të zhveshur në përrua
Kjo është 35-vjeçarja shqiptare Nevila Pjetri, e cila u gjet e vrarë të dielën në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara të Italisë.
Sipas mediave italiane ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë. Karabinierët e njësisë hetimore të La Spezia-s dhe arma territoriale kanë gjetur makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet kufoma. Po ashtu, autoritetet janë vënë në kërkim të një makine, në të cilën disa dëshmitarë thonë, se ka hipur gjatë orëve të vona të natës, Nevila Pjetri.
Pjetri kishte dëmtime në fytyrë, gërvishtje në krahë, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Por vrasësi ishte siguruar që të mos linte asgjë gjurmë në vendin e krimit. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë që ajo të jetë përpjekur të mbrohej. As rrobat e humbura të saj, çanta e dorës apo dokumentet e viktimës nuk janë gjetur.
Nevila Pjetri gjithashtu është një emër i njohur dhe për autoritet shqiptare.
35-vjeçarja me origjinë nga Elbasani e cila prej vitesh jetonte në Carrara të Italisë, në vitin 2009-të është arrestuar për prostitucion.

35-vjeçarja jetonte me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku. Ata u martuan vitin e kaluar, shkruajnë mediat italiane.
Siç shkruajnë mediat, ajo punonte në një kamping përgjatë bregdetit, në Marina di Massa, ndërsa ai me profesion është kopshtar.
“Vështirë të gjesh një dallim më të madh mes rikonstruksionit të fakteve të karabinierëve që ajo ishte një prostitutë, dhe asaj që përshkruan burri i saj”, raportojnë mediat italiane.
Ditën e djeshme Leonardo Marku ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët, shkruajnë mediat.
“Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00. E prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët …”, mësohet të ketë deklaruar Leonardo dhe ka vijuar: “E kam dashur shumë”.
HETIMET
Mediat italiane shkruajnë se ajo që dihet deri tani është se vrasja e shqiptares nuk ka ndodhur në vendin ku më pas është gjetur trupi.
Sipas hetuesve, gruaja është parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës shumë vonë teksa hipi në një makinë të bardhë të drejtuar nga një burrë.
Kanë qenë miqtë dhe koleget e saj që kanë raportuar pëf makinën në të cilën ka hipur viktima dhe është larguar.
Dikush ka trguar se kishte parë gjithashtu një burrë që tërhiqte një trup drejt përroit.
Dyshimet janë se mund të ketë qenë një klient i gruas që e ka vrarë, ndoshta pas një sherri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



