E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del fotoja e autorit që  vrau  Dritan Idrizin me thikë në Itali
Lajme

Del fotoja e autorit që vrau Dritan Idrizin me thikë në Itali

Policia dhe Prokuroria Italiane në Pesaro po vijojnë hetimet intensive në lidhje me dinamikën dhe motivet e krimit të përgjakshëm me pasojë 1 të vrarë dhe 4 të plagosur, që ndodhi në Talluvia, mbrëmjen e 7 gushtit.

Viktimë mbeti shqiptari Dritan Idrizi (Xhepexhiu), i cili shoqërohej nga dy të afërm të tij, i pajisur me shkopinj dhe hekura, teksa shkak i konflikteve dyshohet se ishte një borxh prej 5 mijë eurosh për punët në ndërtim.

Policia arrestoi si autor të dyshuar shqiptarin tjetër Artur Cerria, si dhe dy të tjerë, raporton “corriereadriatico.it”.

Autoritetet sqaruan se në burg në Pesaro, në pritje për të dalë në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, janë 37-vjeçari Artur Cerria, murator, Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe daja i tij, Admir Shoshari, 54 vjeç, banues në San Giovanni në Marignano, mekanik në Cattabrighe.

Tashmë është publikuar edhe një foto e Cerrisë, i cili punonte si murator-marangoz dhe njëkohësisht si shitës me pakicë.

Nga ana tjetër ekspertët dhe hetuesit kanë zbardhur detaje të reja nga përleshja e përgjakshme mes dy familjeve. Viktima mori 3 goditje thike në gjoks, nga të cilat njëra prej tyre i mori jetën, pasi preku organin jetësor të zemrës.

Viktima Dritan Idrizi banonte në Riccione të Italisë, ishte i divorcuar dhe babai i një vajze të mitur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.