Del fotoja e Edmond Arapit, i vuri gjobë pronarit italian 100 mijë euro dhe më pas tritolin
Personi në foto dyshohet se ka vendosur tritolin në fasonerinë në pronëski të shtetasit italian në zonën e Freskut në Tiranë. Shkak është bërë një gjobë e papaguar prej 100 mijë eurosh.
Mësohet se Edmond Arapi e kishte kërcënuar biznesmenin italian duke i thënë se nëse nuk i jepte paratë do e pësonte keq.
Pas refuzimeve të këtij të fundit, Arapi ka organizuar vendosjen e tritolit duke pajtuar një 16-vjeçar. Ai e ka porositur atë të vjedhë një biçikletë dhe i ka dhënë sasinë e tritolit që do vendoste në objekt.
Në këmbim ai do të merrte 1 milion lekë të vjetra. Pasi ka vendosur tritolin, 16-vjeçari është larguar me biçikletë nga vendi i ngjarjes.
Përgjatë këtyre ditëve ai ka qëndruar i fshehur në Valias. Nga ana tjetër, porositësi Edmond Arapi i akuzuar më parë për plagosje, është kapur në Himarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



