E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del ilaçi anti Covid, Britania nis menjëherë përdorimin
Lajme

Del ilaçi anti Covid, Britania nis menjëherë përdorimin

Një ilaç anti Covid i është drita jeshile për t’u përdorur në Britaninë e Madhe, duke paralajmëruar kështu dhe mos bërjen e vaksinave. Sëmundja e Covid, një flamë botërore vdekjeprurëse mund të trajtohet jo me injeksione, por me hapa duke i pirë ato.

Ilaçi i kompanisë Merkl u licencua për të rriturit 18 vjeç e lart, të cilët kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 dhe kanë të paktën një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të rënda, të tilla si obeziteti ose sëmundjet e zemrës. Pacientët me COVID-19 të butë deri në mesatar do të merrnin katër pilula të ilaçit, të njohur molnupiravir, dy herë në ditë për pesë ditë.

Pilula antivirale që redukton simptomat dhe përshpejton shërimin mund të jetë novatore, duke lehtësuar ngarkesën e rasteve në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimeve në vendet më të varfra me sisteme të brishta shëndetësore. Ai gjithashtu do të forconte qasjen e dyanshme ndaj pandemisë: trajtimi, me anë të mjekimit, dhe parandalimi, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.