Del në qarkullim lista me kartat e identitetit dhe rrogat e qytetarëve shqiptarë. Ja databaza që po shpërndahet në “WhatsApp”
Pas skandalit të patronazhistëve zbulohet një tjetër skandal me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.
Opinion.al” zbulon se në “WhatsApp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën përkatëse.
Portali në fjalë raporton se nuk dihet burimi i kësaj liste që posedon, por lista do të publikohet me qëllim ruajtjen e privatësisë së personave në fjalë.
Në listë janë qytetarë të punësuar jo vetëm në sektorin publik por edhe atë privat, të shoqëruar me kartat e tyre të identitetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



