Del nga rreziku për jetën efektivi i plagosur Edison Adri
Transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari
Gjendja shëndetësore e policit Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit të zhvilluar më 4 qershor në Lozhan të Maliqit, është përmirësuar ndjeshëm.
Sipas burimeve, ai ka lënë reanimacionin dhe është transferuar në pavijon, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në të njëjtën situatë paraqitet edhe autori i dyshuar, Violand Braçellari, i cili gjithashtu ka kaluar në pavijon dhe po mbahet nën mbikëqyrje të rreptë policore.
Të dy ndodhen në ambiente të veçuara në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të rrezikshmërisë dhe hetimeve në vijim.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një operacioni për kapjen e Braçellarit, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Enea Mekolli, duke tronditur opinionin publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



