DEL VIDEO/ Pamjet kur futen me forcë në makinë tre efektivët e policiaë Kosovës
VIDEO :
VIDEO /Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe – Pamjet e tmerrshme dalin në dritë”
Një video e tronditshme ka dalë në publik që tregon momentin kur tre efektivë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer me forcë nga forcat serbe. Ata u futën me dhunë në makinat që forcat serbe po përdornin, duke u lidhur me duar.
Rrëmbimi dyshohet se ka ndodhur gjatë një patrullimi në zonën e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Ky fshat gjendet në komunën e Leposaviçit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësia e policisë ishte në patrullim në territorin e Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat, sipas tyre, shfrytëzohen nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Policia njoftoi se njësia, e përbërë nga tre zyrtarë kufitarë, raportoi se kishte vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur, dhe kërkoi asistencë. Njësia tjeter policore u nis drejt tyre për të ndihmuar.
“Pas arritjes në vendin e ngjarjes, njësitë e ndihmës vërejtën vetëm makinën zyrtare, por jo zyrtarët policorë që ishin në detyrë aty. Në drejtim të këtij vendi u dërguan menjëherë njësia tjera policore dhe u njoftuan edhe institucionet e sigurisë të tjera, duke përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe,” thuhet në njoftim.
Kjo ngjarje e rëndë shkaktoi indinjatë dhe shqetësim të madh në Kosovë, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të siguruar lirimin e efektivëve të rrëmbyer dhe për të zbardhur të vërtetën mbi këtë akt të papranueshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



