E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DEMOKRACIA / ANACIKLOZA / OHLOKRACIA
OP-ED

DEMOKRACIA / ANACIKLOZA / OHLOKRACIA

 

Polibi, 2100 vjet më parë, i ka ditur sa e sa gjëra, madje edhe i ka shkruar, që sot mund të mos i dimë ende. Ja kalimthi:

“Përderisa turmat janë të paqëndrueshme, përplot me dëshira të padisiplinuara, me pasione joracionale dhe mllefe të dhunshme, ato duhen mbajtur në zap duke u kallur frikën me besëtytni dhe marifete të tilla. Prandaj nuk besoj që të vjetrit e patën gabim kur shpikën zotat dhe besimin në ndëshkimin mbas vdekjes me tmerret e ferrit. Janë, përkundrazi, modernët ata që duhen qortuar ngase pretendojnë t’i çrrënjosin të tilla besëtytni”.

 

“Ashtu si hekuri ka për sëmundje të lindur ndryshkun dhe druri insektet brejtëse, çfarë do të thotë që, edhe nëse ia dalin t’i shmangin rreziqet e jashtme, shkatërrohen nga vetë sëmundjet që i kanë të lindura, ashtu edhe çdo kushtetutë vuan nga një sëmundje e lindur dhe e pashqitshme: në regjimin mbretëror – tirania, në regjimin aristokratik – oligarkia, në regjimin demokratik – qeverisja brutale dhe e përdhunshme. Në këto trajta degradimi, sikundër thashë, shndërrohen me kalimin e kohës të gjitha kushtetutat”.

 

“Po nuk u respektua drejtësia, atëherë ç’janë shtetet përpos se ca banda të mëdha hajnash? Sepse edhe bandat e mëdha të hajnave ç’janë përpos se shtete të vogla? Janë, me fjalë të tjera, një grup individësh të komanduar nga një kryetar dhe të lidhur mes tyre nga një pakt social për të ndarë plaçkën simbas ligjit të vendosur prej tyre”.

 

Etj.

 

Ndonëse historian dhe jo politikan, këtu e 2100 vjet më parë Polibi e kishte të qartë, sikurse e përshkroi, konceptin e “anaciklozës”, d.m.th. vijimësinë në trajtë cikli të regjimeve politike, së paku për ato të cilat njiheshin në kohën e tij: 1) monarki, 2) tirani, 3) aristokraci, 4) oligarki, 5) demokraci. 

 

Teorinë e tij e mbështeti në idenë se çdo regjim politik ka prirjen të zvetënohet, të degjenerohet. Edhe për demokracinë, që e quante më të mirin e regjimeve, vuri re rrezikun që edhe ajo paskësh prirje drejt degjenerimit. E emërtoi këtë rrezik “ohlokraci” – koncept i tiji origjinal – nga greqishtja e vjetër ὀχλοκρατία, që fjalë për fjalë do të thotë “pushtet i turmës”. Kjo do të thotë dallim prerazi mes koncepteve “turmë” dhe “popull”, prej të cilit vjen etimologjikisht kuptimi i termit “demokraci”.

 

Ohlokracinë ai e konsideronte si një produkt biopolitik që, kur është fjala pë të trajtuar çështje politike, për shembull kur i duhet të votojë, përfaqëson një vullnet të pështjelluar, gjithë mllefe e pasione, joracional, si dhe të papërgjegjshëm për rrjedhojat, shkurt: që nuk i ka të dhënat e domosdoshme për t’u konsideruar “popull”.

 

fb © a.p.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.