E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demokratët i kërkojnë presidentit të emërojë Konten kryeministër
Bota

Demokratët i kërkojnë presidentit të emërojë Konten kryeministër

Shmangen zgjedhjet e parakohshme në Itali. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, në përfundim të raundit të dytë të konsultimeve për formimin e një qeverie, thirri Presidentin e Këshillit Giuseppe Conte në orën 9.30 të mëngjesit të nesërmen në Këshill.

Vendimi u njoftua nga këshilltari i komunikimit Giovanni Grasso. “Kryeministri Conte është një garanci për politikat që duam të arrijmë”, tha Di Maio, ndërsa  Zingaretti u shpreh: kemi nevojë për një qeveri të përparuar politike. Ne nuk duam stafetë.

 

Sipas mediave italiane, demokratët ranë dakord me Lëvizjen 5 Yjet për formimin e një koalicioni të ri qeveritar.

Aleanca e deri tanishme e Legës së Djathtë Nacionaliste të Matteo Salvini me 5 Yjet u shpërbë në fillim të muajit. Një votë mosbesimi e Salvinit dështoi shkak të mosmbështetjes nga “5 Yjet” dhe socialdemokratët në senat, por kryeministri, Conte dha dorëheqjen.

Pas kësaj, mbeti në dorën e Matarelës kërkimi i një qeverie të re. Nëse konsultimet përfundojnë pa sukses dhe Italia shkon në zgjedhje të reja, sipas sondazheve, Lega do rezultonte forca më e fuqishme politike në vend, dhe kreu i saj, Salvini, do të bëhej kryeministër i Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.