E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demokrtati i uron ditëlindjen Lulzim Bashës
Lajme

Demokrtati i uron ditëlindjen Lulzim Bashës

Sot ka ditëlindjen një politikan që me sinqeritetin më të madh e vlerësoj më shumë se kushdo në politikën Shqiptare.

Kisha dyshime për ta publikuar këtë postim, sepse gati janë hienat të të akuzojnë për “ qokë” apo dhe të të sulmojnë thjeshtë pse janë programuar ashtu nga manipulatori i tyre Doktori i Foltores, për çdo postim ku është Lulzim Basha.

Për qokë nuk kam nevojë se e para fatmirësisht nuk kam asnjë nevojë personale nga politika dhe e dyta urimet dhe mesazhet e mija i shkëmbeva personalisht me të.

Por dëshira për të thënë mendimin tim hapur ishte e fortë. Lulzim Basha në 8 vitet e tij në krye të PD padyshim bëri gabimet e tij, padyshim kishte raste që performonte edhe dobët në diskursin publik, madje bënte dhe zgjedhje (personash apo aksionesh) të gabuara…

Por me zë të lartë e them që është i vetmi politikan që më jep emocion pozitiv kur del në publik. E çmoi si politikanin që më rrezaton pozitivitet dhe mirësi.

Shpesh ka treguar që nuk zgjedh të kaloi në anën e zezë të shoqërisë, ku qëllimet politike justifikojnë mjetet dhe poltikanët quhen të aftë apo lidet nëse mobilizojnë gangstera nga krimi, oligarkë apo varjetete të ndryshme matrapazësh të Shqipërisë tonë ende pak Haxhi Qamiliste.

Këtë ja kam parë gjithnjë si pikë të fortë dhe aftësi të lindur të tij, armiqtë ja reklamojnë si paaftësi…

E akuzuan pafundësisht për gjumash, të paaftë, peng të Ramës, gjobvënës të oligarkëve etj etj… por e vërteta (që koha po e tregon) është se Lulzim Basha është një politikan i aftë si pak kush, me integritet si askush në politikë, që zgjodhi rrugët më të vështira: të përballej me Oligarkët dhe elefantët e politikës si Rama, Berisha dhe Meta.

Për mua kjo zgjedhje e tij erdhi nga inteligjenca, mirësia dhe karakteri i tij aq pozitiv.

Edhe 100 vite Lulzim Basha! E vërteta është se Berisha dhe gjithë langot e Foltores së tij të sulmojnë se zgjodhe mirësinë përpara errësirës për të mbrojtur të pambrojtshmen!

Të sulmojnë ata që tu lëpinin deri dje, të sulmojnë ata që për të marrë karrigen tënde rrinin si puthadorë me botën e krimit dhe oligarkëve! Të sulmojnë ata që kërkonin poste dhe pushtet abuziv dhe të pamerituar nga ty!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.