E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëmtohet  futbollisti i përfaqësueses spanjolle
Sport

Dëmtohet futbollisti i përfaqësueses spanjolle

Përfaqësuesja spanjolle e futbolli ka humbur sot një nga emrat e rëndësishëm të grumbulluar nga Luis Enrike. Futbollisti i Espanjol, Raul De Tomas, i cili është sulmuesi më në formë aktualisht në radhët e kësaj përfaqësueseje, është detyruar të japë aforfe për ndeshjet e marsit.

Gjatë stërvitjes së sotme, ai ka marrë një goditje në shpatull dhe pasi ka ndjerë dhimbje, është vendosur menjëherë që të ndërpriste seancën. Pas kontrollit të mjekëve, edhe pse nuk dukej diçka shumë shqetësuese, Luis Enrike vendosi t’i jepte leje lojtarit që të largohej nga grumbullimi, meqenëse ishte e pakuptimtë që të rrezikohej një dëmtim serioz në ndeshje miqësore.

Raul De Tomas është kthyer në liderin e Espanjol në këtë edicion, duke shënuar 14 gola në La Liga teksa është vënë në shënjestër të merkatos të klubeve më të njohura. Ai pritej të luante titullar në këtë duel, meqë ndeshja zhvillohej pikërisht në stadiumin e Espanjol, por tashmë Luis Enrike do të duhet të ndryshojë planet e tij për repartin e avancuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.