E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënimi përjetë i shqiptarit për transportimin e 1.2 ton kokainë
Publik News

Dënimi përjetë i shqiptarit për transportimin e 1.2 ton kokainë

Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i akuzuar për trafikun e një sasie prej 1.2 tonë kokainë. Sandër Pema u arrestua nga policia helene në janar 2020, pasi u kap duke trafikuar sasinë e madhe të drogës në ishullin Shën Vincent.

Në bankën e të akuzuarve janë 13 persona, 5 prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm përfshirë edhe 42-vjeçarin shqiptar. Lënda narkotike ishte ngarkuar në velieren “Barracuda Seven” në shtetin ishull ekzotik Shën Vincent të Karaibeve dhe u sekuestruan në një banesë në Astako, Greqi.

Lënda narkotike e sekuestruar prej 1 ton 181 kg, kapte vlerën e 50 milionë eurove nëse do të hidhej në treg. Truri i trafikut ishte një baron shqiptar droge i quajtur “Doktori”, siç e thërrisnin bashkëpunëtorët e tij. Pas informacioneve të DEA-s amerikane, në organizatën kriminale kishin arritur të depërtonin dy oficerë sekrete të policisë greke me pseudonimet “Stavros Triantis” dhe “Kyriakos Stratias”.

Ata erdhën në kontakt me kreun shqiptar dhe fituan besimin e tij. Oficeri “Stavros Triantis” në 9 nëntor 2018 hipi në velierën me flamur grek “Barracuda 7”, e cila u nis nga Alimo bashkë me shqiptarin, Arbër Përdeda, banues në Spanjë, i cili mbante kontakt me kreun e grupit. Paralelisht “Stavros Triantis” kishte komunikim me shërbimin e tij, ku kanalizonte informacionin lidhur me lëvizjet e kartelit.

Gjatë kësaj periudhe, u zhvilluan takime edhe në Shqipëri dhe në Barcelonë në lidhje me ngarkesën e drogës. Pagesa u bë me këste përmes një banke shqiptare nga një shqiptar që deklarohej si tregtar. Nga 8 të arrestuarit, Sander Pema ishte krahu i djathte i kreut te organizatës.

Një tjetër shqiptar dhe një grek 28 vjeç ishin përgjegjës për listpagesat. Një maroken ishte përgjegjës për marrjen e drogës nga furnizuesit dhe shpërndarjen e tyre tek pjesëtarët e tjerë të organizatës.

Një tjetër shqiptar kishte rol koordinues me kreun e grupit në Spanjë, ndërsa një grek 46- vjec bashke me dy shqiptare dhe një person ende të paidentifikuar, ishin përgjegjës për masat e sigurisë gjate transportit të drogës.

Ndërsa një shqiptar me banim në Spanjë ishte përgjegjës për sigurinë e krerëve të organizatës. Sandër Pema nuk është i panjohur për organet e drejtësisë në Greqi, pasi në vitin 2010, u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke në Virona se bashku me Marian Kolën, i arratisur nga burgu i Trikallas dhe i vrarë më pas në kufirin grekoshqiptar. Në përplasjen e atëhershme me armë në Virona mbeti i vrarë edhe shqiptari Nikolla Todi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.