E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohet ish-kryebashkiaku i Ramës Ervin Elvis Roshi
Lajme

Dënohet ish-kryebashkiaku i Ramës Ervin Elvis Roshi

Gjykata e Tiranës ka dënuar  ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.

Gjykata ka dhënë vendimin me 5 muaj burg ish-kryetarin bashkiak, socialist.

Por duke qenë se Roshi  i ka pranuar akuzat, vendimi ëhstë marrë sipas kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Kështu dënimi do të konvertohet në 60 orë punë në komunitet.

Prokuroria kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg, kërkesë e cila u pranua, por iu ul një e treta e dënimit pasi pranoi akuzën dhe përfitoi gjykim të shkurtuar.

Elvis Roshi nuk ka kundërshtuar asnjë fakt të Prokurorisë, e cila e akuzoi për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Në  cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, ao ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim penal që kishte marrë në Itali për përdhunim, si dhe përdorimin e disa emrave të rremë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.