E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohet me burgim të përjetshëm Ratko Mladiç
Publik News

Dënohet me burgim të përjetshëm Ratko Mladiç

Gjykata e Hagës ka dhënë vendimin sot për një nga gjeneralët më të tmerrshëm të luftës midis Jugosllavisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Mladiç për krime kundër njerëzimit.

Ai akuzohet për vrasjen e 8 mijë burrave në Bosnjë, gjatë një prej luftrave më të përgjakshme të pas Luftës së Dytë Botërore

Në nëntor të vitit 2017, Tribunali i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), dënoi gjeneralin serb Ratko Mladiq me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë në verën e vitit 1995, për persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjë-Hercegovinën dhe terrorizmin e popullatës civile në Sarajevën e rrethuar nga forcat serbe.

Midis prillit të vitit 1992 dhe korrikut të vitit 1995, Mladiqi dhe ushtria e tij e serbëve të Bosnjës sulmuan, plaçkitën dhe shkatërruan qytete dhe fshatra në Bosnjë-Hercegovinë. Ai u dënua për mijëra vrasje, zhvendosje sistematike dhe përdhunim i popullatës joserbe. Mladiq ishte gjithashtu përgjegjës për pengmarrjen e anëtarëve të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në luftën 1992-1995.

Gjykata e gjeti atë fajtor për dhjetë nga njëmbëdhjetë pikat e aktakuzës. Ai është liruar vetëm në pikën për gjenocid në gjashtë komuna boshnjake më 1992.

Ndërkohë që sot u dha nga Tribunalit të Hagës vendimi përfundimtar që e lë në burgim të përjetshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.