Dënohet me mbi 3 vjet burg mësuesi nga Delvina
Dënohet me 3 vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Gjirokastës, mësuesi Neshat Tepelena i cili akuzpohet për ngacmimin seksual ndaj një të mitureje në Sarandë, nxënëse e tij, ngjarje e ndodhur në prill 2018.
Neshat Tepelena, 62 vjeç ishte mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës. Ai u arrestua pas denoncimit të familjes së nxënëses së tij vetëm 11-vjeçare, e cila e akuzonte se e kishte ngacmuar.
Ngacmimi kishte ndodhur më shumë se një vit më parë në ambientet e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por familja e nxënëses kishte heshtur nga opinioni.
Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit treguan edhe raste të tjera të dyshuara në të shkuarën, një prej të cilëve në vitin 2003 që kishte shkuar deri në zyrën e Arsimit, por që u mbyll vetëm me një vërejtje për mësuesin.
Sipas dëshmisë së vajzës 11-vjeçare, mësuesi e mbajti veçmas në klasë dhe e puthi në buzë.
Por mësuesi i ka mohuar akuzat. Në dëshminë e tij ai ka thënë se asgjë nga fjalët që vajza ka thënë nuk janë të vërteta dhe se së shpejti ai do të fitojë lirinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



