Denoncim i fortë për Bashkinë e Tepelenës, kërkohet ndërhyrja e SPAK
Akuza për abuzime me pagat dhe tenderat
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Publik.al hedh akuza të rënda ndaj drejtuesve të Bashkisë së Tepelenës, duke pretenduar për abuzime me fondet publike, manipulim të pagave dhe procedurave të tenderimit. Sipas këtij materiali, një grup i vogël drejtuesish dyshohet se ka krijuar skema për përfitime personale në kurriz të punonjësve dhe qytetarëve.
Një tjetër sinjal alarmi vjen nga pushteti vendor, këtë herë nga Bashkia e Tepelenës, ku sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë tonë, pretendohet se vijojnë praktika të dyshimta financiare dhe administrative edhe pas ndryshimeve në drejtim.
Në qendër të akuzave përmenden drejtues të lartë të institucionit, të cilët sipas denoncuesit, kanë rritur në mënyrë të padrejtë pagat për veten, ndërkohë që pjesa më e madhe e stafit, përfshirë specialistët dhe punonjësit e shërbimeve, trajtohen me paga minimale.
Denoncimi shkon më tej, duke pretenduar se vendet vakante nuk shpallen qëllimisht, në mënyrë që fondet e pagave të devijohen dhe të përdoren për qëllime të tjera, përfshirë procedura tenderimi të dyshuara si abuzive. Sipas të njëjtit burim, subjektet private shpallen fituese në letra, ndërsa në praktikë punimet realizohen nga vetë punonjësit e bashkisë.
Gjithashtu, ngrihen dyshime për një skemë ndarjeje përfitimesh mes palëve të përfshira në tendera, duke pretenduar për ndarje të të ardhurave në mënyrë të paligjshme. Denoncuesi kërkon ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe BKH, për të verifikuar këto pretendime dhe për të marrë masa ndaj çdo përgjegjësi.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Tepelenës lidhur me këto akuza.
Denoncimi i plotë:
“Skandal në bashkinë e Tepelenës.
Në bashkinë e Tepelenës edhe me ardhjen e ish komandantit të Gardës Gramos Sako, vazhdon vjedhjet.
Drejtori Ekonomik Spiro Kora dhe nën kryetarja e bashkis Julinda Karteri për vete të tyre se bashku me drejtoret e tjer e kanë vleresuar veten e tyre me pagat me te larta, kurse specialistet e tyre dhe punonjësit e bashise i trajtojnë me pagën më minimale.
Një grup i vogël aty edhe vendet vakante nuk i tregojnë me qëllim sepse nga fondi i pagave i kalojnë parat twk 602 dhe i përdorinë për tenderat për te vjedhur.
Tenderat i fitojnë subjekte tregtare ,dhe punën e kryejnë punëtoret dhe murëmbajtesit e bashkisë, dhe parat i ndan komisioni i tenderimeve duke abuzuar dhe vjedhur hapur.
Spaku dhe BKH duhettë nderhyjë që abuzuesit në bashkinë e Tepelenës të shkojnë për ndjekje penale.
Fitimet jan 50 me 50 komisioni tenderave dhe subjektet tregetare
Qe vetem xhirojnë parat dhe tenderat i bënë julinda Karteri se bashku me punonjësit e bashkusë
Me jelekun e bashkisë
Te gjitha punimet kryhen nga punonjësit e sherbimeve me dr Adi Vela”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





