Denoncim/ Kandidatja e socialistëve për Këshillin Bashkiak Shkodër e arrestuar për korrupsion
Pothuajse një muaj na ndan nga zgjedhjet vendore 2023. Në këto zgjedhje qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të votojnë për kryetarët e bashkive por edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.
E duke u ndalur te kandidatët për Këshillin Bashkiak, një denoncim ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Në Bashkinë e Shkodrës, në listat e Partisë Socialiste rezulton të jetë edhe emri i Uarda (Albunesa) Gjekaj. Kjo kandidate e cila kandidon nën siglën e socialistëve dhe Benet Becit rezulton të jetë e arrestuar për korrupsion.
Në vitin 2015, Uarda (Albunesa) Gjekaj me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Verifikimit në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër është arrestuar së bashku me 8 kolegë të kësaj drejtorie pasi akuzoheshin për një skemë korruptive.
Asokohe hetimet zbuluan se Uarda dhe kolegët e saj në mospërmbushje të rregullt të detyrës, nuk kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve tregtare të kontrolluara, të cilët u konstatuan se ushtronin aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjin tatimor. Përkundrejt marrjes së ryshfetit dhe shpërblimeve nga subjektet tregtare, këta punonjës dhe Uaeda nuk kanë marrë masat administrative për shkeljet e konstatuara.
Pas lirimit nga burgu Uarda (Albunesa) Gjekaj është rikthyer në detyrën e saj dhe tani kandidon si anëtare për Këshillin Bashkiak.
Mesa duket një arrestim për korrupsion në krye të detyrës nuk është aspak problem për kandidatin për kryetar bashkie të socialistëve, Benet Beci, i cili e ka zgjedhur si kandidate për anëtare në Këshillin Bashkiak.
Denoncimi i qytetarit:
Mund ta verifikoni, Ne listen e keshillit bashkiak shkoder nr4 partia socialiste UARDA GJEKA, E ARRESTUAR NE 2015 SI DR TATIMESH SHKODER ME EMRIN Uarda Albunesa Ne fb, Dhe ne fotot e benet becit dje me keshillin bashkiak

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



