Denoncimi: AKSH-i prokuroi 190 mln euro, por nuk ka servera në Shqipëri
Hakerat sulmuan e-Albania
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili i denoncon AKSH-in se nuk ka në servera në Shqipëri. Sipas denoncimit edhe pse janë prokuruar 190 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, portali e-Albania u hakerua dhe qytetarët nuk mund të kishin akses në shërbimet shtetërore.

Postimi i Sali Berishës
Denoncon AKSH-in se nuk ka servera në vend!
I ka marrë me qira jashtë vendit, gjithçka si të mbushin xhepat.
Të gjithë serverat e AKSH-it, përfshirë ato për e-Albania kanë qënë të gjithë në vende shumë të sigurta në Shqipëri.
🔴 Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Mgj Doktor. Te them një gjë te tmerrshme AKSHI nuk ka servera por i ka me qera jashtë Shqipërie. Krim
Te jap dhe një fakt si ka mundësi qe e-albania dhe kush ishte me te u bllokuan vetëm dhe tmerr 190 milion euro janë prokuruar nga AKSHI.
Te demonstroi AKSHI me prova ku janë serverat si janë kush i ruan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



