E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: AKSHI i ka shtrirë tentakulat në Kadastrat e vendit!
Lajme

Denoncimi: AKSHI i ka shtrirë tentakulat në Kadastrat e vendit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë, duke deklaruar se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shtrirë ndikimin e saj edhe në zyrat e Kadastrës në të gjithë vendin.

Në një komunikim me gazetarët, kryedemokrati akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar për një periudhë të gjatë çdo mekanizëm kontrolli mbi Kadastrën, duke e kthyer atë, sipas tij, në një institucion të paprekshëm nga ligji.

“Por sot duhet të informoj shqiptarët se kthetrat e zeza të AKSHI-t, në fakt të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit. Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli. E ndaluar. Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar. Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij. Rumi është lule me ato që ka kryer Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij në pronat e shqiptarëve, në pronat e shtetit shqiptar në tërësi dhe në veçanti në brigjet e Jonit. Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë. Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë. Faktikisht zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi”, tha Berisha.

Më tej, Berisha u ndal te ajo që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të këtij viti, duke akuzuar drejtpërdrejt familjarë të kryeministrit për përfitime masive nga tenderat e AKSHI-t.

Po ashtu, Sali Berisha tha se baxhanaku i Edi Ramës, Armand Frangu ka marrë 93 përqind të tenderave të AKSHI-t me prestanome.

“Aferat janë të panumërta të këtij viti, por afera më e zezë e të gjitha të zezave është AKSHI i familjes Rama. Është AKSHI i kësaj familje, dhe duhet të mësojnë shqiptarët një të vërtetë këtu. Gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës. Por pas zbulimit, pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut. Kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit. Kompani të cilat siguruan fitime përrallore pa bërë, njëlloj si në djegësin e Tiranës, asnjë tullë, asnjë veprim. A mund të imagjinoni ju një kompani që regjistrohet me 1 mijë euro dhe përfundon pas 4 muajsh me dhjetëra milionë euro në kontot e saj bankare duke pasur si shpenzim të vetëm rrogat e dy punonjësve? Asnjë import, asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë aktivitet përveçse vjedhjes për llogari të Edi Ramës dhe Armand Frangut. Edi Rama përsëri në një akt in ekstremis, u tha shqiptarëve se unë kur vjedh, nuk vjedh, por përdor, marr në përdorim. Se kur foli Lubinë bis të AKSHI-t, ai tha se ajo akuzohet se ka përdorur paratë. Në të vërtetë, Edi Rama me Lindën e tij të AKSHI-t dhe të Surrelit, kanë përvetësuar qindra e qindra milionë euro nëpërmjet prestanomeve, banditëve si Ergys Agasi, Ermal Beqiri, etj”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.