E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Albanian Digital Solution, “miniera e floririt” të Ramës
Denoncime

Denoncimi: Albanian Digital Solution, “miniera e floririt” të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për mediat hodhi akuza ndaj kompanisë “Albanian Digital Solution”, duke e cilësuar atë si një “minierë floriri” për kryeministrin Edi Rama.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh se kjo strukturë përbën një mënyrë të re për të kanalizuar fondet publike, duke e krahasuar me modelin e AKSHI-t, por me një emër tjetër.

“Jam këtu për të denoncuar kopshtin e ri privat, minierën e floririt të familjes Rama apo AKSHI-n me një emër të ri, “Albanian Digital Solution”, e gjithë mafia e IT-së e ka në emërtimin e kompanisë fjalën solition..Nuk ka një vendim të Këshillit të ministrave që do pasqyronte kompetencat e këtij institucioni. Është mënyrë e gjetur për të kanalizuar fondet drejt kompanive, kunatit të Lindës së Surrelit. Pa asnjë mekanizëm kontrolli, si në rastin e kompanisë KAYO, të famosit, vetëm se këtu skandali thellohet më tepër, siç thamë më lartë për ADS, të gjitha janë lënë në dorë aksionerit kryesor të AKSHI-t të lindave famëzeza. I vetmi VKM për këtë qëllim është ia datës 20 maj 2026, që flet për miratimin e fondit prej 7 mln euro. Ky vendim ka ardhur pas regjistrimit të kompanisë në QKB. VKM nuk përcakton objektin e veprimtarisë, nuk miraton statutin, nuk përcakton kompetencat, dhe nuk shpjegon marrëdhënien me AKSHI-n dhe nuk shpjegon modelin e kontrollit…Si mund të ngrinte Edvin Balluku, një kompani pa asnjë bazë ligjore. Keni parë ju, një deputet merr përsipër të propozojë se nuk ka qeveri, asgjë, amendime. Dhe meqë mbron interesat e klanit të Surrelit votohet sy mbyll, pa asnjë konsulte dhe asgjë”, tha ai.

Berisha theksoi gjithashtu se kjo nismë, sipas tij, është pjesë e një skeme më të gjerë që synon përvetësimin e fondeve publike, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe kontrollit institucional.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria lidhur me këto akuza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.