Në konferencën me gazetarët Berisha është shprehur se kjo është bërë me qëllim që të shuhen të gjitha udhëtimet me çarter.
Sipas denoncimti nga Berisha, Dorian Duçka ka sjellë 10 herë me çarter në Shqipëri, McGonigalin.
“Ervin Muço i dërguar direkt nga Rama pas Ballës, për të ekzekutuar këtë krim, pasi nuk iu bindën punonjësit që ti jepnin të dhënat ai shkoi mori kompanitë private, mori serverat në komisariat dhe nxorri të gjithë të dhënat.
Ky është krim i Edi Ramës dhe Ballës. Këta duan të shuajnë të gjitha çarterat.
McGonigalin e ka sjellë Dorjan Duçka 10 herë në Shqipëri me çarter.
Kjo e çarterave është njëra anë. Të gjitha gjurmët e tjera duke i marrë dhe pastruar një nga një për të zhdukur çdo dëshmi në kohën kur ka ardhur date base që është kjo e bisedave me telefona të enkriptuar”, tha Berisha