E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i Berishës: Pronari i birrës “Peja” bleu media në Shqipëri për të shkatërruar prodhimin vendas! Imponoi ndryshimin e akcizës
Lajme

Denoncimi i Berishës: Pronari i birrës “Peja” bleu media në Shqipëri për të shkatërruar prodhimin vendas! Imponoi ndryshimin e akcizës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Ai denoncoi blerjen e televizionit ABC nga Blerim Devolli, i cili është pronar edhe i birrës “Peja”.

saliberisha

Sipas Berishës, Devolli imponoi ndryshimin e akcizës së birrës në Shqipëri, duke sjellë shkatërrimin e prodhimit vendas.

Berisha: Ka një pushtim të medieve. A e dini që për ABC-në, u shkatërrua e gjithë industria e birrës në Shqipëri? Për të futur ABC-në në dorë, pronari i birrës Peja, Devolli, imponoi ndryshimin e akcizës së birrës, de facto asgjësimin e birrës në Shqipëri.

Unë i them atij, mënyrën se si po e përdor atë televizion, po bën shërbimin më të keq Kosovës, Shqipërisë, por edhe biznesit. Opozita shqiptare do mbajë qëndrimet e saj. U ndryshuan akcizat e birrës për të favorizuar Devollin. U bë pazari me ABC-në, dhe po të vini re, e ka shndërruar atë në një Kol Balla biss. Se ai i mban të dyja. Këtu është drejtor, aty është debator.

A ka më neveri se kjo? Kjo është vetëm njëra anë, ka edhe të tjera. Unë denoncova këtë sot. Ne jemi miq të medias, por nëse vazhdon në këtë mënyrë ndaj opozitës, opozita do të të përgjigjet. Se ke ardhur me një mision për të shndërruar televizionin në një altoparlant Rama-Veliaj. Ky ka kaluar në ekstrem, në çmenduri.

Vjen dhe heq një seri gazetarësh. Të gjithë. Ka mbetur Kol Balla me Kol Ballën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.