E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i demokrates për manipulim/ Agron Shehaj pranon se mund të ketë firma të falsifikuara për mbledhjen e Kuvendit të PD
Lajme

Denoncimi i demokrates për manipulim/ Agron Shehaj pranon se mund të ketë firma të falsifikuara për mbledhjen e Kuvendit të PD

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishtë ndër të parët që shkoi vetë që të verifikonte firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Shehaj mori në telefon firmëtarët e njësive që ai ka drejtuar në Tiranë, për të verifikuar nëse kishin firmosur ose jo. Pas telefonatave, Shehaj u shpreh se 98% e firmave në degën 5 dhe 7 janë të sakta.

Por menjëherë më pas, një grua e denoncoi publikisht Shehajn, duke e akuzuar se ka gënjyer.

Anëtarja e degës nr.5 në Tiranë, i shkruante Shehajt se kur deputeti e ka marrë në telefon, i ka thënë që nuk ka firmosur, pavarësisht se del sikur ka firmosur.

Nga emisioni OPEN në Top Channel , Shehaj u shpreh se denoncimi i zonjës është i vërtetë, por ajo bën pjesë tek 2% i firmave të pasakta.

“Unë kam pasur listën e degëve që më është dhënë gjatë fushatës. Unë isha drejtues, 170 delegatë janë në degët 5 dhe 7. Kam folur me rreth 100 delegatë. Janë rreth 170 delegatë, kanë firmosur 58% tek dega 5 dhe 56% tek dega 7. Rreth 170 delegatë, unë nuk kam ardhur për provim. Një sekondë, nga 170 nga të cilët 100 janë nga dega 5, rreth 70 janë nga dega 7, 80%, prej tyre kam folur, 98% më kanë konfirmuar që kanë firmosur. I njoh, kam numrat e telefonit të secilit prej tyre, nga i njëjti më ka marrë, aty e kam marrë, unë prandaj verifikova numrat e degës 5 dhe 7”. Unë nuk thashë që 100% e delegatëve kanë firmosur. Zonjën unë vetëm e kam marrë në telefon. Nuk kam shkuar të konfirmoj firmat. Me këtë zonjën kam folur dhe nuk më konfirmoi se ka firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Zonja është prej personave që bën pjesë tek 2% që nuk ka firmosur”, tha Shehaj.

Denoncimi 

“Pse nuk shkruani që janë falsifikuar firmat. Unë nuk kam firmosur dhe rezultoj që kam firmosur. Ishit ju që më morët dhe çfarë iu thashë? Pse nuk denonconi z.Agron. Ç’është ky qëndrim dualist? Vallë e do PD më shumë se unë? Zhgënjim total për ju dje për atë që përfaqësoni ju”, shkruante denoncuesja.

Kujtojmë se Sali Berisha pretendon se 4200 firmat janë të sakta, ndërsa Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi pretendojnë të kundërtën./Gazeta SHQIP

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.