Nënkryetari i PD Edi Paloka ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme, kur ka thënë se kryeministri Rama po përgatitet të vjedhë zgjedhjet e ardhshme paralamentare.
I ftuar në RTV Ora, Paloka u shpreh se kryeministri Rama ka mbledhur në një hotel në Durrës krerët e bandave kriminale. Për këtë, shtoi ai, PD do të bëj denoncim.
“Rama do përpiqet që të japë sinjale se do të vjedhë dhe i ka mbledhur banditët edhe në Durrës. Ai ka mbledhur banditët dhe kriminelët e Durrësit në një hotel dhe ne do të bëjmë denoncimin. Iku Gjushi me bandat nga Durrësi. Kur të vijë momenti i duhur do ta publikojmë. Kjo është një gjë e sigurt dhe do të merret vesh se i njeh i gjithë Durrësit. Gjushi kishte fijet me bandat, prandaj ka ardhur Rama që të mbajë lidhjet për zgjedhjet, se janë futur në konflikt me njëra-tjetrën”, ka thënë Paloka.



