E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i gazetarit: Kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana borxhli ndaj Tatimeve që nga viti 2007
Sot

Denoncimi i gazetarit: Kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana borxhli ndaj Tatimeve që nga viti 2007

KLIDIAN TOMORRI

Përpara
Kryetari i Bashkise se Shijakut Elton Arbana e ka emrin tek lista e borxhlinjve ndaj Tatimeve. Zoti Arbana rezulton te mos kete paguar detyrimet nga biznesi i tregtimit te automjeteve qe ka zoteruar nga viti 2007.

Kur te del emri tek lista e borxhit tatimor do te thote qe detyrimi eshte i natyres perfundimtare dhe ka kaluar te gjitha hallkat e apelimit, perfshire gjykaten. Sa eshte shuma e taksave qe zoti Arbana nuk i ka shlyer shtetit? Kjo nuk dihet se Tatimet fshihen pas konfidencialitetit dhe nuk bejne transparence edhe kur u drejtohesh me kerkese zyrtare. Por kjo ka pak rendesi.

Kryetari i Bashkise se Shijakut, qe kryeministri e cileson si nje kryebashkiak model rezulton se model paska Cetto La Qualunquen qe thoshte: Taksat jane si droga. Po i pagove njehere, pastaj te vjen deshira ti paguash gjithmone.

Biznesi i tij sot eshte me status te pezulluar. Tatimet kane lejuar kalimin me status te pezulluar pa mbledhur detyrimet edhe pse ligji i detyron te nisin procedurat e mbledhjes me force.

Ligji ne Shqiperi thote se po ke taksa te papaguara perjashtohesh nga tenderat, por mund te te zgjidhesh kryetar bashkie. Pra te gjithe te barabarte para ligjit. Vetem se barazia eshte relative.

Se desh harrova. Perpara, jo mbrapa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.