E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i gazetarit…
Lajme

Denoncimi i gazetarit…

Gazetari Basir Çollaku, ka reaguar pas arrestimit të nënkomisarit Festim Lelaj, i cili akuzohet për lidhje me trafikantët e drogës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basir Çollaku, shprehet se nënkomisari i arrestuar është një nga oficerët e Policisë së Vlorës, që bashkë me oficerin me inicialet S.K. kanë nxjerrë armët kundër ish-Shefit të Antidrogës, Dritan Zagani dhe oficerit të po kësaj njësie, Bledar Naçi.

“Festim Lelaj nenkomisari i arrestuar per lidhjet me trafikantrt e droges, eshte njeri nga oficeret e policise Vlore bashke me oficerin S.K te cilet nxoren armet kunder ish-shefit te antidroges Dritan Zagani dhe oficerit te antidroges Bledar Naçi, te drejtorise Fier, sepse nuk donin te lejonin sekuestrimin e skafit qe kishin bere Zagani dhe Naçi.”, – shkruan Çollaku.

Sipas Çollakut, “Skafi u sekuestrua forcerisht dhe me pas forcat “madhore” e liruan me mjete “demoratike” .. (episod i denoncuar sigurisht..)”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.