Denoncimi /Për ushqimet e skaduara të Big Market, gazetari thirrje Niko Peleshit: AKU të japë publikisht sqarime. Përse hesht përballë këtyre maskarallëqeve?
Rrjeti i njohur i supermarkteve falsifikon datën e skadencës së produkteve ushqimore, AKU i vendos gjobë, por fsheh skandalin.
Pavrësisht skandalit autoritetet kompetente kanë heshtur përballë një realiteti të tillë.
Gazetari Mentor Kikia nisur nga publikimi i Pamfleti.com me të drejtë si edhe ne, kërkon që të jepen shpjegime, sepse po luhet me jetën e qytetarëve.
“Një thirrje publike për Niko Peleshin,
Ose kjo është e vertete dhe AKU duhet të dale publikisht të japë sqarime, se përse hesht për maskarallëqet që bëhen në dëm të shëndetit të njerëzve. Siguria ushqimore, nuk ndiqet vetëm nëpër thertore.
Ose kjo nuk eshtë e vërtetë dhe, nësë është një sajese gjobaxhinjsh, atëherë atyre që i bëjnë i duhet dhënë një mësim ligjor.
Të tilla publikime nuk duhet të kalojnë thjeshte me një postim në rrjetet sociale. Falsifikimi i etiketave të ushqimeve është një gjë e përsëritur në supermarketet shqiptare. Por, në këtë rast, detyra e qeverisë është të mbrojë konsumatorin nese tregari abuzon, si dhe të mbrojë tregtarin nëse media abuzon.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



