Denoncimi i pastor Akil Pano: Ky formular po shpërndahet në kopshte
Pastori Akil Pano ka publikuar në Facebook-un e tij një formular, që sipas tij, është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve dhe që shkel ligjin mbi kodin e familjes, ku emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.
Pastori Pano denoncon se “Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri.
“Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën,” thotë ai.
Postimi i plotë i Akil Panos

“Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.
Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.
I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.
#akilpano #koalicioniprofamiljes,”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



