Denoncimi i Petrit Vasilit për Amnistin fiskale-Edi Rama po shkatërron qëllimisht zinxhirin ekonomik të Shqipërisë në shërbim të parave të pista
Statusi i Petrit Vasilit;
Rama po e shkatërron qëllimshem zinxhirin ekonomik te Shqipërisë në shërbim të parave të pista, taksa të ulta, çmime të pranueshme. Rritje e mirëqenies dhe e konsumit për qytetarët. Rritje e konsumit dhe më shumë të ardhura për biznesin, më shumë vende të reja pune, më shumë të ardhura për shtetin dhe automatikisht rritje të pagave dhe të pensioneve si dhe rritje e ndjeshme e investimeve publike, tërheqje e investimeve të huaja, konkurencë e ndershme dhe ulje e borxhit publik
Si është realisht Zinxhiri Mafioz ekonomik i Ramës? Taksat te larta, që sjellin çmime të larta çmimet e larta që shkaktojnë varfërim ekstrem të konsumatorit. Rritje katastrofike e borxhit publik. Pamundësi e thithjes së investimeve të huaja dhe frenim ekonomik.
Po përse Edi Rama po refuzon në mënyrë brutale te ule taksat? Cili është qëllimi i Edi Ramës dhe përse ai refuzon egërsisht zërin e arsyeshëm të eksperteve dhe njerezve publike, që kërkojne uljen e taksave në këtë situatë të vështirë?
Ai me vetëdije të plotë po inkurajon zinxhirin e dytë dhe më të errët e shkaterrimtar të ekonomisë shqiptare. Shkatërrimi i zinxhirit normal të ekonomise ka vetëm një qëllim: Krijimin e alibisë dhe justifikimit për vërshimin e parave të pista të qeverisë dhe mafies është qëllimi i vetëm, i cili u shfaq qartë përmes Amnistise fiskale, është shumë e qartë, që nuk është se kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një hajduteri shteterore të organizuar, por është zbatimi i një
skenari kriminal dhe mafioz,
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



