Denoncimi i qytetarit: ‘Hajduti Artan Lame, pallat mbi trotuar, pa hipotekë, me dy kate shtesë’
Një qytetar ka denoncuar një pallat që sipas tij është i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i ndërtuar në trotuar, pa hipotekë dhe me dy kate shtesë.
Denoncimi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri, Berisha dhe pallati sipas qytetarit ndodhet pas Postës Qëndrore, ndërsa po sipas qytetarit, babai i Artan Lames, Adil Lame, vjen natën dhe merr qeranë në pallatin që ndodhet në rrugën ‘Reshit Çollaku’ Njësia nr 10.
“Denoncohet hajduti Artan Lame!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.
Mirmbrema doktor! Te pershendes dhe te uroj cdo te mir . Do bejme shtet thot kryehajduti mavi Artan Lame . Pallati i Artan Lames kryehajdutit mavi i ndertuar siper trotuarit pa hipotek me dy kate shtese , kjo eshte qeverisja e Rilindjes .
Pa hipotek i ndertuar siper trotuari ne rrugen e bllokuar mbrapa Postes Qendrore me dy kat shtes dhe pa hipotek babai i Artan Lames vjen naten dhe merr qirane Adil Lame pallati ndodhe tek rruga Reshit Çollaku njesia 10 .”, shkruan Berisha duke iu referuar denoncimit të qytetarit.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



