E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i qytetarit:Djali i deputeti të PS-së më rrahu keq para Komisariatit të Policisë
Lajme

Denoncimi i qytetarit:Djali i deputeti të PS-së më rrahu keq para Komisariatit të Policisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që denoncon dhunën e djalit të deputetit të PS-së ndaj tij, ndërkohë që Policia e Shtetit ka dal në mbrojtje të agresorit.

Berisha ka publikuar dhe fotot e makinës së denoncuesit, e cila ka xhamin e thyer.

 

 

Në mesazhin e tij, denoncuesi thekson se është rrahur keq nga disa djem dhe njëri prej tyre është djali i deputeti të PS-së, Bujar Çela.

“E rreh djali i deputetit, narkopolicia mbron agresorin!
Viktima largohet nga vendi. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. Sb

Para disa ditësh bëra një denoncim disa çuna me rrahën keq që më lanë disa pasoja dhe me thyen dhe xhamin e makinës para komisariatit te Lushnjës. Njëri nga këta është djali i deputetin i cili quhet Aldo Çela, djali i Bujar Çelës dhe shefi i komisariatit nuk mori as një masë dhe u detyrova te iki nga Shqipëria se ata dolën para meje nga komisariati dhe ka një lokal pa licence në në Lushnjë që atje pihet vetëm droge”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Bujar cela

Dhuna-djali-deputetit-lushnje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.