DENONCIMI/ Ja kush janë dy deputetët që po bëjnë emërime në burgun e ri
Dy deputetë të qarkut të Shkodrës po bëjnë emërime të personelit në burgun e Reçit, Shkodër, i cili nuk është hapur ende.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili thotë se ka që nga viti 2011 që nuk është në punë dhe tregon se si bëhen rekrutimet e personelit për burgun e Reçit tek Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve.
Ketij i thone konkurs me lista deputetesh!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I dashur doktor mbase kete mesazh nuk do e lexosh kurre gjithsesi pa pertese e me indinjim te madh ndaj ketij shteti dua te informoj lidhur me nji “interviste” e cila u zhvillua per rekrutimin e personelit per burgun e Reçit tek Drejtoria e pergjithshme e burgjeve.
Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane derguar listat e votuesve dhe mbeshtetesve te tyre ne menyre qe ato te dalin fitues dhe te punsohen prane ketij institucioni.Un aplikova online dhe sot mora pjese ne interviste e di qe pamvarsisht cv-se time te pasur me kurse master etj.. dhe pergjigjeve pozitive qe dhashe un nuk do jem fitues sepse un jam opozite me to dhe me krimin qe ato perkrahin.
Te lutem ngrije kete shqetsim tim nese ndonjehere do e lexosh kete mesazh.
Me respekt A.K djali i papunsuar nga 2011.”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



