E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi : Kamionët e privatit të ‘maskuar’ me logo të bashkisë po punojnë te Teatri pa dokumente
Publik News

Denoncimi : Kamionët e privatit të ‘maskuar’ me logo të bashkisë po punojnë te Teatri pa dokumente

Pas prishjes së Teatrit Kombëtar, materialet e mbetura po pastrohen, në mënyrë që t’i hapet rrugë ndërtimit të një teatri të ri, në të njejtin vend. Ndërkohë ka ardhur edhe denoncimi i radhës nga ana e Partisë Demokratike, ndaj Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në facebook, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa shkruan se Bashkia e Tiranës nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për shembjen dhe më pas pastrimin e inerteve të godinës së Teatrit.

Ajo thotë se kamionët e kompanive private, janë të “maskuar” me logo të bashkisë, ndërkohë që punojnë pa dokumente, pa një tender dhe pa pagesa të deklaruara. “Referuar dokumentave që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionet janë në pronësi private”, shkruan Zhupa.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit.

Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencen e shëmbjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumenta, pa tender, pa pagesë të deklaruar!

Referuar dokumentave që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionet janë në pronësi private të 2 kompanive të ndertimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të rradhes do ju japi këtyre kompanive për ndertim si përgezim për punën e palodhur në shëmbjen e Teatrit Kombëtar?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.