E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Manja takim sekret në burg me Veliajn, ka urdhëruar t’i lejohet telefoni
Lajme

Denoncimi: Manja takim sekret në burg me Veliajn, ka urdhëruar t’i lejohet telefoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka takuar në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas një denoncimi të ardhur në adresë të Berishës, ditën e diel, ministri Manja ka qënë në qelinë e Veliajt në Durrës dhe i ka krijuar çdo lehtësi përfshirë përdorimin e telefonit dhe takimet me administratën.

Postimi nga Berisha

Në një reagim në “FB”, Berisha shkruan:

Uluziu takim sekret në burg me Lali Vjedhësin!

Ka urdhëruar ti lejohet telefoni, të mos i ndalohen takimet.

Lexon denoncimin e qytetarit dixhital

Doktor pershendetje. Jam nje punonjes i burgut te durresit aty ku strehoet Erion Veliaj prej dy javesh. Ta garantoj se ministri drejtesise Ulusi Manja e ka takuar diten e diele ne ambjentet e burgut veliajn dhe i ka krijuar cdo lehtesi brenda. Perfshire perdorimin e celularit dhe takime me administraten e drejtimin e bashkise me telefon. Nderkohe komunikon non stop me avokatet e tij Beten dhe Arben Rakipin si dhe mediat e inceneratoreve perfshire Bollinon.

Lutem anonim se na heqin buken e femijeve

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.