E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/Nuk ka drrasa për Urën e Muhurrit në Dibër
Flash

Denoncimi/Nuk ka drrasa për Urën e Muhurrit në Dibër

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e Urës së Muhurrit në Dibër, e cila ndodhet mbi lumin Drin dhe përdoret çdo ditë nga banorë të shtatë fshatrave të zonës, mes tyre nxënës dhe mësues. Sipas tij, pas më shumë se një muaji punimesh, ura është ndalur në gjysmë, pasi megjithëse janë vendosur hekurat, fondi për vendosjen e dërrasave ende nuk është miratuar, duke e lënë kalimin të rrezikshëm dhe të pambrojtur.

Kjo është ura e Muhurrit në Dibër. Ka një muaj që kanë filluar punimet dhe kanë mbaruar me hekurat, por ende nuk ka dalë fondi për dërrasa. Këtu mund të ndodhë ndonjë aksident, sepse çdo ditë kalojnë nxënës, mësues dhe shumë banorë nga fshatra të tjerë”, shkruan banori.

Kujtojmë se në vitin 2022 ishte shpallur një tender nga Bashkia Dibër për “Sistemim asfaltim Ura e Muhurrit–Vajmedhej (Loti 1)”, por prokurimi u anulua me arsyetimin se dokumentet e tenderit kishin gabime të rëndësishme, sipas Ligjit për Prokurimin Publik. Kjo bëri që ura të mbetej e dëmtuar për më shumë se dy vite, duke u kthyer në burim shqetësimi për komunitetin.

Sot, ndonëse fondi për ndërtimin e pjesës metalike u sigurua dhe punimet avancuan deri në vendosjen e hekurave, Bashkia Dibër dhe administratori Rahim Spahiu mësohet se nuk kanë fonde për përfundimin e urës me dërrasa. Ura e Muhurrit është nyje lidhëse jetike për banorët e fshatrave Fushë-Muhurr, Bulaç, Hurdhë-Muhurr, Rreth-Kale, Shqathi dhe Vajmëdhej, të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën për ta kaluar./joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.