E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Olta Xhaçka inauguron mandatin me një pronë të re
Publik News

Denoncimi: Olta Xhaçka inauguron mandatin me një pronë të re

Mandati i tretë i rilindjes e bëri ministren e Jashtme Olta Xhaçka edhe me një pronë të re në qytetin e Leskovikut.

Familja e ministres menjëherë pas zgjedhjeve u shtua me një bar- hotel-restorant që burri i saj Artan Gaçe flitet se e ka blerë për 80 mijë euro, por në kontratë noteriale e ka regjistruar për 17 mijë.

Dhe për të mos humbur asnjë ditë kohë, i është futur rikonstruksionit në themel të saj me kushedi sa qindra-mijëra euro të tjera. Bizneset këtu janë tmerruar dhe nuk flasin sepse i tremben arrogancës dhe hapjes si vaji në uthull të ministres së jashtme, që nuk dihet me çfarë të ardhurash do ta justifikojë këtë pasuri të shtuar në zonën e saj elektorale.

Kjo babëzi pa fre e familjes së ministres nuk u lë asgjë për të shpresuar leskoviqarëve dhe kolonjarëve që çdo ditë po e braktisin vendin e tyre.

Me besim se ky denoncim do bëhet publik vetëm nëpërmjet jush, dhe për të shmangur çdo hakmarrje të mundshme, do ju lutesha të mbetesha anonim.

Po ju dërgoj dhe dy foto, para dhe gjatë rikonstruksionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.