Denoncimi për vëllain/ Ndreu i përgjigjet me filozofi Berishës
Deputeti socialist Pjerin Ndreu i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me një postim të këtij të fundit, i cili publikoi një denoncim për vëllain e tij.
Sipas Berishës, kryeministri Rama është duke mbajtur peng deputetin e tij Pjerin Ndreu dhe dosjen e të vëllait. Por kaq ka mjaftuar që deputeti t’i përgjigjet Berishës me një citim filozofik, ku i konsideron të gjitha deklaratat e Berishës, konsideron mashtrime.
“Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij ” Makiaveli”, shkruan Ndreu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



