E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/ Po grabiten pronat në zonën e Orikumit dhe Dukatit
Denoncime

Denoncimi/ Po grabiten pronat në zonën e Orikumit dhe Dukatit

“Rama do firmosë mbi 40 leje ndërtimi për njerëzit e PD”

Analisti Edvin Kulluri ka denoncuar se familjarë të drejtuesve të Partisë Demokratike po përfitojnë leje ndërtimi nga kryeministri Edi Rama në zonën bregdetare të Orikumit dhe Radhimës, por edhe në Dukat.

Kulluri theksoi se figura të rëndësishme të PD janë të përfshira në biznes bashkë me qeverinë.

“Njerëzit e PD po marrin leje nga Edi Rama. Janë mbi 40 certifikata prone të lidhura me PD që po miratohen nga Rama, duke përfituar tokat në zonën Orikum-Dukat. Bëhet fjalë për ortakë të drejtuesve të PD, njerëz të afërt dhe familjarë, që janë në bashkëpunim biznesi. PD duhet të distancohet nga ata që veprojnë nën tavolina. Për këtë arsye them që djemtë si Salianji dhe Alimehmeti kanë një sfidë shumë të madhe përpara”, deklaroi Kulluri.

Ai gjithashtu kritikoi foltoret e Berishës para Kryeministrisë dhe protestën e Adriatik Lapajt në të njëjtin vend.

“Sipas mendimit tim, foltorja e PD dhe protesta e Lapajt janë të dirigjuara nga Rama. Nuk mund të gënjehemi duke thënë se njerëzit thjesht po ndjekin. Tjetri premtoi se do të fitonte me 71 mandate. PD e quan këtë regjim? Por kush është Edi Rama para Ramiz Alisë? Ku është ushtria sot? Ku është Shkolla e Bashkuar? Këta e kanë mitizuar Ramën dhe po paguajmë çmimin unë, ti, News24 dhe të tjerët”, tha Kulluri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.