Denoncimi: Qendra Shëndetësore në Mëzez, në gjendje skandaloze
Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rënduar të Qendrës Shëndetësore në Mezez, në njësinë administrative Kashar të Tiranës, duke e cilësuar situatën si skandaloze.

Sipas tij, ambientet e institucionit paraqesin probleme serioze higjieno-sanitare, me mure të mbuluara nga myku dhe lagështira, ndërsa kushtet në tërësi lënë shumë për të dëshiruar.

Qytetari tregon se gjatë marrjes së shërbimit shëndetësor është detyruar të blejë vetë në farmaci serumin dhe materialet e nevojshme për trajtimin, pasi ato mungonin në qendrën shëndetësore.

“Këtu më shumë sëmuresh sesa shërohesh. Kushtet janë skandaloze, muret janë me myk dhe lagështirë”, shprehet ai në denoncimin e dërguar.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për përmirësimin e kushteve dhe garantimin e shërbimeve bazë shëndetësore për pacientët që drejtohen çdo ditë në këtë qendër.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



