E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Reparti zjarrfikës në Lushnjë me ambiente skandaloze
Denoncime

Denoncimi: Reparti zjarrfikës në Lushnjë me ambiente skandaloze

Një ditë pas zjarrit që tronditi Tiranën, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të repartit zjarrfikës në Lushnjë.

Përmes pamjeve të publikuara, ai denoncon kushtet e degraduara të godinës dhe mungesën e mjeteve funksionale, duke vënë në pikëpyetje serioze gatishmërinë për përballimin e situatave emergjente.

Sipas Korreshit, ambientet e repartit janë në gjendje të amortizuar, ndërsa pajisjet dhe automjetet rezultojnë të vjetruara dhe në shumë raste jashtë funksionit.

Këto kushte, sipas tij, përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë për reagimin në kohë ndaj zjarreve apo emergjencave të tjera.

Denoncimi vjen në një moment të ndjeshëm, pas ngjarjes së fundit në kryeqytet, duke shtuar shqetësimet mbi kapacitetet reale të shërbimeve zjarrfikëse në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.