E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Toka e “Zig-Zag” ndodhet në tokën që pretendon Rama në Vuno
Lajme

Denoncimi: Toka e “Zig-Zag” ndodhet në tokën që pretendon Rama në Vuno

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke ndalur vëmendjen te ndërtimi i hotelit “Zig-Zag” në zonën e Vunoit, një çështje që sipas tij ngre pikëpyetje serioze për ligjshmërinë e pronës dhe procedurat e ndjekura.

Berisha e cilëson të gjithë këtë rast si një shembull të qartë të asaj që ai e quan “shteti i mafies”, duke theksuar se ka dyshime të forta që toka ku po ndërtohet hoteli ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama dhe fisi Koleka.

Sipas tij, investitori i regjistruar, Isa Aliu, nuk ka asnjë lidhje me zonën e Vunoit, çka e bën situatën edhe më të dyshimtë nga pikëpamja juridike. Ai ngre shqetësimin se mungojnë plotësisht të dhënat për shitësit e pronës dhe mënyrën se si kjo tokë është përfituar fillimisht.

“Nuk kemi mundur të gjejmë shitësit. Nuk ekzistojnë. Është rasti i parë në histori kur ka blerës pa shitës. Ky këmbë njeriu të vetin në Vuno nuk ka. E kuptoni çfarë ndodh në shtetin e mafies?”, deklaroi Berisha.

Në vijim, ai akuzoi për manipulime në dokumentacionin e Kadastrës, duke theksuar se një sipërfaqe e mbuluar me shkurre është regjistruar si “pemëtore”, gjë që sipas tij është bërë me qëllim përfitimi.

Berisha: Kthehemi prapë te hoteli se duhet ta shohin shqiptarët se si ndërtohet parajsa, shihni fantazinë e tij.
Pra, për tre vite Isa Aliu bashkë me noterin nuk e kanë ditur se për regjistrimin në ASHK duhet kontrata e shitblerjes dhe raporti i vlerësimit…
Por pozicioni ku është blerë toka lë shumë për të dyshuar. Disa gjëra që janë të sigurta janë fakti se toka ndodhet në kufi me tokën e pretenduar nga Edi Rama.
Ndërsa dyshimi i fortë mbetet se kjo tokë është brenda kufijve për të cilën Edi Rama, e ndjera Aneta Rama dhe Olsi Rama pretendojnë bashkë me gjithë fisin Koleka.
Ne nuk kemi mundur të gjejmë shitësit. Nuk ekzistojnë. As mënyrën se si e kanë përfituar shitësit këtë tokë. Është rasti i parë në histori kur ka blerës pa shitës.
Se ky Aliu ose është nga Kavaja ose nga Elbasani… Ky këmbë njeriu të vetin në Vuno nuk ka.
E kuptoni çfarë ndodh në shtetin e mafies?
Në certifikatën e regjistrimit, zëri kadastral është shënuar pemëtore.
Është shënuar pemëtore në një vend që ka pasur absolutisht vetëm shkurre, më vjen keq… shiheni, a mund ta imagjinoni ju tani, shikoni është plot shkurre.
Nga na dolën bahçe këtu ku kudo ka shkurre.
Dhe dihet që ai që ka bërë projektin ai i ka prerë shkurret. Pemëtore… na doli pemëtore tani.
Pra në rast se nuk do ishte shënuar e tillë, çdo lloj forme përfitimi, qoftë me AMTP, qoftë me trashëgimi do ishte e pamundur të posedohej, pasi në Vuno janë ndarë me ligjin 7501 vetëm ullishtat.
Ndërsa për pronat e tjera që janë në proces gjyqësor, ose nuk kanë mundur të provojnë pronësinë, pasi kullotat nuk kanë qenë në pronësi të askujt.
Tani duhet të jemi pak të vërtetë, kullotat kanë qenë komunale. Në ligjin e perandorisë, toka, ajri dhe deti i përkisnin perandorit. Ai ua jepte ato me qira për mirëqenien e qytetarëve. Kjo është e vërteta absolute e Perandorisë Otomane.
Në kuadrin e saj, sigurisht në shkallën e një autonomie siç thotë Stavro Skëndi për Republikat e Alpeve, që thotë se ishin pothuajse si republika autonome, kishte një treg, megjithëse perandori e ushtronte edhe aty pushtetin. Por kishte disa lehtësira, një treg toke, por pastaj pjesa tjetër ishte gjithçka e perandorit.
Komunale.
Hajde në Alpe ju të çoj nga të gjitha bjeshkët janë vetëm dy-tre individuale, të gjitha të tjerat janë komunale.
Sepse perandori i kishte përcaktuar komunale. Që të hyjmë në të vërtetat siç janë. Do të thotë janë në përdorim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.